Posts tonen met het label këngë. Alle posts tonen
Posts tonen met het label këngë. Alle posts tonen

maandag 6 augustus 2012

Biografia e shqiptar super yll: Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri me nofken Duffy'e lindi ne Varberg, por u rrit ne qytetin e Malmo ne Suedi. U interesua per muzikën dhe duke u inspirur prej nënës se saj (Njëkohëshisht këngëtare e famshme ne Kosovë).



Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashmë Dafina ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të njohura. E kështu as medaljet s'mungojnë për ketë talent te ri:
Në vitin - 2007 : Fitoi në Polifest, me këngen "Rrallë e përmallë"!
ndërsa në vitin - 2008: Dafina bëri një BOOM tjetër në Polifest me këngën “Adios” dhe u shpërblye me çmimin e publikut që ky çmin sigurisht qe do të thotë shumë për një këngëtar ! Po në vitin 2008, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull "KnockDown". Vijon pjesëmarrja në Këngen Magjike 2008 ku mori çmimin "Magjia e Parë" me këngen "Bateritë"!, këng kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga të gjithë .



kurse në vitin - 2009: Fama e saj u shtua pas gares se kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë, pasii që kërcimi i saj ishte vërtet mahnitës! Në vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca" dhe me Capital T & 2po2 "Shumë Nalt". Të dyja këngët u
shëndërruan në hitet e verës 2009. Në Maj të vitit 2009 fitoi çmimin "Best RNB" në Top Fest 6 me këngën "Dua që ta di" këng e cila pati një sukses mjaft të madh ku më pas Duffy`e i realizoi edhe Remix-in kësaj kënge të cilen e bëri Dj i mirënjohur Dj-Zap. Në Gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com Në Shtator, mori pjesë në Polifest me këngen "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë. Gjatë vitit 2009 2 videoklipe shumë të sukseshme: "Shumë Larg" (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" (Entermedia).
Rritja e suksesit të saj ngjan me trajektoren e një rrakete kozmike në qiell të hapur dhe fansat presin me padurim se si do e dominojë Duffy`e skenën e muzikës shqiptare edhe gjatë vitit 2010!
Dafina ka deklaruar se gjatë vitit 2010 do të realizoj disa këngë me videoklipe si dhe albumin me këngë krejtësisht të reja i cili do të del në treg në vere.
Ne shkurt 2010, Dafina ka deshmuar se ka nje vokal te mrekullueshem duke kenduar live ne RTK `Oxygen` ku kendoi dy kenge. Ne shqip `Kenga qe ta kendova` dhe ne anglisht "Stupid in love". Pas ketij emisioni, Dafina Zeqiri udhetoi per ne Australi per te xhiruar klipin e kenges me te re ne gjuhen angleze "ROCK THIS CLUB".


Videoklipi i këngës “Amazing Girl” nga Dafina Zeqiri ishte fituesi kryesor i edicionit të sivjetshëm të Videofestit Muzikor, duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, ‘Best of All’.
Dafina Zeqiri bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës “Rock this club”. Së fundmi ka lançuar klipin e këngës “Rock this club”, një këngë në gjuhën angleze pasi sic shprehet ajo “cdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”. Zeqiri rrëfen në intervistë se për këngën e re, producenti Shaneal së bashku me kompozitorin që ka finalizuar këngën, Lazi Boi, kanë bashkëpunuar më parë me këngëtaren e mirënjohur Rihanna.

“Janë të shumtë njerëzit të cilëve u detyrohem një faleminderit të madhe: i pari dhe më i rëndësishmi është Krenari (Keni), që më ka ndihmuar pafundësisht shumë, si dhe shumë njerëz të tjerë, të afërm e miq të tij”, thotë Dafina duke shtuar ndër të tjera se në art nuk sheh konkurrencë por respekton koleget. “Aspak, sepse i respektoj së shumti kolegët e mi. Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin!”. Dafina mori pjese edhe ne nje koncert te realizuar ne Kosove nga rap-kengetari i njohur Snoop Dogg dhe u prit shum mire nga publiku.

Ne tetor te vitit 2010 ka bashkpunuar me 2po2 dhe Tuna Sejdiu me kengen " Vibe ",ku u be nje hit i vertet,dhe nga aty thonin shum se Dafina Zeqiri ka me te nje ze vertet te talentuar.
Ne dhjetor te vitit 2010 Dafina bashkpunoj me Ledri Vula (nga grupi i mir njohur shqiptar Skillz),kenga quhej " Pom pelqen ",edhe ketu shpertheu me nje Boom te vertet Hiti.
Ne vitin 2011 kendoj per festen e vitit te ri kengen " Kur shkove ne Kurvet ",ku dhe tregoj talentin edhe per kenget popullore,dhe i hyri ne zemer edhe me shum njerzeve,qe fitoj dhe me shum fansa.
Po ashtu ne ket vet ajo shkoj prap ne australi ku xhiroj kengen e saj " Dangeoursly in love ",ku ne spot esht vet Dafina dhe i dashuri i saj Krenar Cocaj.
Ne vitin 2011 kenga esaj " My swag " eshte nje nder kenger me te pelqyera nga bunliku po ashtu ne fund te ketij viti lancoj ehe kengen ``Supernova`` dhe albulin e saj te dyt i cili permban 17 keng kurse viti 2012 do te jet edhe me i suksesshem.tani per tani Dafina esht nje nder kengtare ,me te famshme ne Kosov por edhe jasht saj duke ber per vet miliona adhurues...


Dafina Zeqiri - Po M'Pelqen 2012 (Official video) (Zyrtar video)


zaterdag 21 juli 2012

Albanian sexy diva: Elvana Gjata / Shqiptare bukuri primadonë: Elvana Gjata

Elvana Gjata, Albanian model, singer and songwriter, the hole biography and discography
Elvana Gjata, Shqiptar modeli  , këngëtar dhe kompozitor, biografi vrimë dhe Diskografia




Elvana Gjata lindi më 3 Shkurt 1987 dhe është një këngëtare shqiptare në R'n'B e muzikë pop nga Tirana.

Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën "Të këndojmë së bashku". Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.

Merr pjesë në spektaklin "Kërkohet një yll", dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, "Ethet e së premtes mbrëma". Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrokitur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.



""Ethet e së premtes mbrëma", më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor" thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël, i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas "Etheve", merr pjesë në një duet me solistin e grupit "The Dreams" në "Maratonën e këngës popullore" dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën "Pranë teje", me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.




Së fundi, tek "Kënga Magjike" e zhvilluar në Kosovë, paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kënga e saj "Vetëm Zoti e di", ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios "Energy". Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë për momentin.



Deri tani janë regjistruar 11 këngë, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbështetur edhe financiarisht. Albumi do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që do të jetë edhe surpriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta tradhtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjisore e mirë, shpreson të bëhet një show-girl e famshme.

Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare. Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë "udhëheqësja e saj artistike". Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij.

Albumet
2007 :
Mamës
Të Dy (Klip)
Vetëm Ty Të Kam
Ani Ani
Të Kam Xhan
Mos U Fsheh
Nushu Ime
Vetëm Zoti E Di

Jeton Për Mua Ai

2008 :
Vetës


Singles
2005 : Te Kam Xhan
2007 : Pranë Teje
2007 : Zjarri Që Ti Ndez
2008 : Ku Jeton Dashuria
2008 : Ti Ke Ikur
2009 : Disiplinë
2009 : Nuk Janë Më
2009 : Hitech
2009 : Turn U On
2009 : Dhe Zemra Ndal
2010 : A ke ti zemër
2010 : Mamani nejën (bashkëpunim me Fugen)
2011 : Me Ty
2011 : Kudo Qe Jam
2011 : Afer dhe Larg
2012 : Gjaku Im